Erzen Zyberaj, atleti i cili u nis dje nga Prishtina për në Tiranë me vrap, mbërriti sot rreth orës 14:30.
Rrugëtimi i tij drejt Tiranës është për të nderuar Festën e Flamurit, 28 Nëntorin.
Pamjet nga arritja e tij në kryeqytet i ka publikuar faqja “Maraton Albania”.
Ai shihet duke vrapuar me flamurin e Republikës së Kosovës në Sheshin “Skënderbe”.