Tetë shqiptar të moshave nga 19 deri në 49 vjeç janë arrestuar nga policia spanjolle nën akuzën e trafikimit të drogës dhe mashtrimi me energjinë elektrike.
Gjatë operacionit, policia ka çmontuar 3 plantacione me marijuanë përkatësisht në zonën e Chiva Valencios. Gjithsej u sekuestruan 1300 bimë me peshë totale 480 kg.
Aktiviteti kriminal i të rinjve shqiptar zgjatej në 3 shtëpi.
Ndërkohë, mësohet se ata përdornin një tjetër pronë si vend tharjeje për lëndën dhe banesën e tretë si rezidencë e drejtuesve të organizatës, e cila shërbente edhe si qendër magazinimi dhe paketimi për sythat.