-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamasi liron më shumë pengje, SHBA: Zgjatni armëpushimin

Kryesoret

Autoritetet izraelite kanë marrë një listë të re të pengjeve të mbajtur në Rripin e Gazës, të cilët do të lirohen sot, raportojnë mediat.

Nuk është bërë e qartë se sa prej pengjeve do të lirohen gjatë ditës, megjithatë familjet e tyre janë informuar, sipas gazetës “Times of Israel”, e cila citon shërbimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Ata janë grupi i gjashtë i pengjeve që lirohen pas një armëpushim midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes islamike palestineze që hyri në fuqi të premten.

Deri më tani, 81 pengje janë liruar – 60 në kuadër të marrëveshjes së palëve të ndërmjetësuar nga Katari dhe mbështetur nga Egjipti dhe SHBA – dhe në këmbim janë liruar 180 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

Izraeli do të vazhdojë operacionet e tij ushtarake në Rripin e Gazës, me qëllim që të shkatërrojë Hamasin pas përfundimit të armëpushimit disaditor, siguroi kryeministri Benjamin Netanyahu në një intervistë dhënë shërbimin televiziv të gazetës Welt dhe të botuar të martën.

Netanyahu shmangu çdo koment për negociatat për një zgjatje të re të armëpushimit në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Armëpushimi aktualisht është në fuqi deri në orën 7 të mëngjesit të së enjtes.

“Ne ramë dakord që gratë, fëmijët dhe pengjet e huaj do të lirohen si prioritet” tha kryeministri izraelit në një intervistë për Welt TV, duke folur në anglisht.

Qeveria amerikane njoftoi dje se po bën përpjekje për të zgjatur armëpushimin mes ushtrisë izraelite dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas, e cila hyri në fuqi të premten dhe u zgjat për 48 orë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit