Ditën e mërkurë janë arrrestuar 6 persona me akuzën e falsifikimit të parave në Kosovë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit ishin pjesë e një grupi që shpërndau dhe futi në treg para të falsifikuara.
3 prej të arrestuarve ishin nga Kosova dhe 3 nga Maqedonia e Veriut.
Në këtë operacion, sipas Prokurorisë, janë sekuestruar mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe të cilat dyshohen se janë të falsifikuar