Këtë të diel skuadra e Juventusit ka pësuar një humbje në shtëpi ndaj Fiorentinës duke i vështirësuar gjërat për kualifikimin në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.
Ndërkohë pas përfundimit të ndeshjes në një prononcim për mediat, trajneri i bardhëzinjve Luciano Spalletti ka folur për humbjen dhe ecurinë e kësaj ndeshje.
“Humba ndeshjen e jetës? Ka të tjera gjëra të rëndësishme në jetë. Këto janë ndeshje futbolli. Është e qartë se ky ishte një rezultat shumë i shëmtuar. Them vetëm se djemtë patën një rritje të rëndësishme dhe është e nevojshme që të mbahet një nivel personaliteti që kërkon këtë nivel sfide dhe rëndësi-tha Spalletti-nëse nuk je në gjendje të shprehësh nivelin që ke, duhet të vë në diskutim në radhë të parë veten time. Nëse unë vij në fushë dhe ofroj këtë, është e nevojshme që të analizohet ajo që kam bërë unë, përpara se të analizohet ajo që kanë bërë futbollistët. Zhvilluam një ndeshje shumë të dobët, në disa aspekte, episodet nuk ishin të favorshme dhe bëmë shumë pak për atë që kishte nevojë ndeshja. Por nuk flasim për jetë apo vdekje. Duhet të rivendosim atë që na solli deri këtu”, tha Spalleti.









