Mëngjesin e sotëm në fshatin Pendavinj, Maliq ka rënë zjarr në tre banesa, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.