Një 20 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një mënyrë tragjike pasi u përpoq t iu shpëtonte autoriteteve në Austri. I riu shqiptar u përpoq të arratisej por gjeti fatkeqësisht vdekjen duke u mbytur në lumë.
Policia dyshon se i riu merrej me veprimtari të jashtëligjshme dhe prandaj është përpjekur të largohej dhe të mos ndalonte para forcave policore.
Pas përplasjes me policinë ai u hodh në lumë dhe kaloi Salzach në bregun tjetër. Për shkak se oficerët e policisë po prisnin tashmë në këtë anë të Salzach, ai u hodh në lumë për herë të dytë.
20-vjeçari u nxor nga uji dhe u arrit të kthehej në jetë, por më pas ka humbur jetën po atë mbrëmje në spital.