Alban Skënderaj ka reaguar pas vdekjes se vajzës së ish-deputetit Vangjel Tavo.
Në një postim në Instagram Albani ka treguar se Eva Tavo ka qënë fansja e tij.
“E bëj këtë postim pasi ndjej dhimbje sikur kam humbur dike që është pjesë e familjes”.
“Eva Taso, vetëm 24 vjeçe sapo u nda nga jeta në një aksident fatal. Një vajzë kaq shumë e kulturuar, e dashur, pozitive dhe sytë i rrezatonin vetëm mirësi.
Një fanse e muzikës sime dhe që fëmijë e deri sot nuk la asnjëherë asnjë event, koncert apo rast të rëndësishëm për mua pa qenë prezentë dhe me dashurinë dhe mbështetjen e saj.
E bëj këtë postim pasi ndjej dhimbje sikur kam humbur dike që është pjesë e familjes.”, shkruan ai.