-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Speciale: Nuk kemi shënjestër UÇK-në, por krimet individuale

Kryesoret

Ekaterina Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara, në intervistë për KOHËN ka thënë se në Kosovë ka ardhur për të sqaruar çdo brengë që mund të ekzistojë rreth natyrës së Gjykatës dhe proceseve gjyqësore që ajo dhe stafi i kanë para vetes. E rëndësishme, ka thënë ajo, është që rastet që sillen para gjykatës do të trajtohen me pavarësi e paanshëm. Ka folur për përvojën e saj si gjykatëse në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, duke thënë se nuk ka qenë fare e shqetësuar kur janë gjykuar krerë të shteteve.

“Jemi me shumë zell duke përcjellë se si njerëzit në Kosovë ndihen rreth aktiviteteve tona. Dhe këtë gjë e marrim me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, sepse ne duhet që të pastrojmë gjithçka që nuk është reflektim i fakteve. Dhe, siç u pajtuam me ju, do të flasim rreth fakteve. Deri më tani, si për habinë time, unë po lexoja mbrëmë mediat në aeroport derisa po vija, se Dhomat e Specializuara po targetojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pavarësinë e shtetit. Jo, e kam sqaruar këtë në udhëtimin tim të parë këtu, se Gjykata është duke u marrë me përgjegjësinë e krimeve individuale” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit