-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U zunë për kanalin! Njëri në dhè, tjetri në spital dhe vrasësi në qeli

Kryesoret

Shefqet Hasa 55-vjeç mbeti i vrarë këtë të enjte në zonën e Laknasit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30 në rrugën “Fatos Shupi” në derën e jashtme të banesës së autorit, 70-vjeçar, Maliq Marku, i cili pas prangosjes ka deklaruar se krimin e ka kryer për kanalin e ujërave të zeza.

Autori 70 vjeçar, ishte kthyer një javë më parë nga Anglia ku mësohet se jeton prej dy vitesh. Pasi është kthyer në Shqipëri, Maliq Marku ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur kanalin e ujërave të zeza.

“Arma ishte pa leje dhe u kap nga shërbimet e policisë në banesë. Nuk kanë pasur konlikte të mëparshme”, tha shefi i komisariatit numër 5, Oliger Torba.

Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët sot i kanë thënë që nuk do ta ndërtonte. Fillimisht ato janë konfliktuar verbalisht e më pas Maliq Marku ka marrë pistoletën në banesë dhe ka hapur zjarr ndaj fqinjëve të tij. Njëri vdiq dhe tjetri është në spital.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit