Ushtria izraelite ka bërë me dije në kanalin e saj Telegram rifillimin e luftës.
“Hamasi shkeli pauzën operacionale – shpjegon IDF – dhe, për më tepër, qëlloi në drejtim të territorit izraelit. IDF ka rifilluar luftën kundër terroristëve të Hamasit në Rripin e Gazës“.
Armëpushimi zgjati shtatë ditë dhe u liruan 110 pengje të mbajtura nga Hamasi dhe 240 të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Sipas ushtrisë izraelite Hamasi shkeli marrëveshjen e armëpushimit.