Ditën e sotme një 36-vjeçar është prangosur nga policia e Korçës, pasi siç raportohet ka qenë duke ngarë makinën në gjendje të dehur.
Jo vetëm kaq por 36-vjeçari, H.T., ka refuzuar të ndalojë mjetin duke dashur të shmangi kontrollin e alkoolit nga ana e policisë.
Një situatë e cila ka çuar në ndjekjen dhe prangosjen e tij.
Ndërkohë në Pogradec janë regjistruar 2 raste dhune në mëngjesin e sotëm.
B. H., 49 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në fshat, dyshohet se ka goditur me send të fortë dhe me grushte një 41-vjeçar, për motive të dobëta;
D. S., 51 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, dyshohet se ka goditur me grushte një 45-vjeçar, për motive të dobëta.