Kristjan Lukaj është i arrestuari i tretë për mashtrimin që i bënë njërës prej drejtoreshave të biznesmenes Vila Nushi duke i marrë 50 mijë Euro.
Ai dyshohet se është instruktuar nga Florian Gjergji, super mashtruesi që ka futur në kurth disa biznesmenë dhe zyrtarë të lartë duke u zhvatur qindra mijëra euro.29-vjeçari i arrestuar sot është nga Shkodra, dy të tjerët janë Alban Gjoni dhe Rudor Balla.
Tre personat në fjalë, i kanë shkruar disa mesazhe drejtoreshës së biznesmenes, duke u hequr si Vilma Nushi, ku i kërkonin që kësaj të fundit t’i dërgonte në një hotel të njohur shumën prej 50 mijë eurosh.
Pas disa minutash, personat në fjalë i kanë dërguar sërish mesazh drejtoreshës së Nushit, ku sqaronin se nuk do të ishte kjo e fundit që do të merrte paratë, por dikush tjetër.
Pasi ka kryer porosinë, drejtoresha ka marrë në telefon Nushin dhe i ka dhënë se kishte dorëzuar porosinë. Pas zbulimit të mashtrimit, biznesmenia ka denoncuar rastin në polici.