-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vidhte çfarë t’i dilte përpara, kapet 32-vjeçari në Durrës

Kryesoret

Është kapur autori i 3 vjedhjeve gjatë 10 ditëve të fundit në qytetin e Durrësit.

Siç raporton policia, personi i prangosur është Iliaz Lufta, 32-vjeç.

Ai dyshohet se në 10 ditët e fundit ka kryer 3 vjedhje, ndërkohë që policia dyshon se ky person mund të ketë kryer dhe grabitje të tjera për të cilat po hetohet ende.

Deri më tani nga hetimet rezulton se 32-vjeçari ka kryer këto vjedhje:

-më datë 20.11.2023, ka vjedhur pajisje në një banesë në lagjen nr. 14;
-më datë 23.11.2023, në lagjen nr. 8, i ka vjedhur një send personal, shtetasit I. O.;
-më datë 28.11.2023, në lagjen nr. 17, i ka vjedhur celularin dhe një shumë parash, shtetases Z. Sh., 66 vjeçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit