Ish-kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini kanë shkuar sot në familjen e të ndjerës, Liridona Ademaj për t’i shprehur ngushëllime babait të saj, Hajdar Ademajt, në fshatin Rrecaj të Gjakovës. Haradinaj tha se lehtësimi për një ngjarje të tillë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të drejtësisë. Ai kërkoi drejtësi deri në fund.
“Naimi na ka prerë në besë”, babai i Liridonës: Ja si ma vranë vajzën…
“Sot bashkë me kryetarin Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorë qëndrova në familjen e Hajdar Ademaj, në fshatin Rracaj, për t’i shprehur ngushëllime për vajzën, Liridonën, edhe pse në një rast si ky fjalët nuk kanë peshë. Lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë” shkruan ai.
Haradinaj shtoi se forcimi i mëtejmë i shtetit ligjor është parakusht që të mos ketë vend më për krime si ky kurrë më në shoqërinë tonë. Liridona u vra nga personi që porositi burri i saj, Naim Murseli.
Babi i Liridonës: Vajzën ma ka vrarë për t’i marrë paratë nga sigurimi