Opozita do të mbajë protestën e 7 kombëtare këtë 17 prill në Bulevardin para Kryeministrisë, e cila sipas njoftimit nga selia blu, do të zgjasë 3 orë.
Po ashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndodhet në terren për të vëzhguar nga afër situatën para protestës.
Akset në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
-Rruga “Ukraina e Lirë”,
-Rruga “Papa Gjon Pali II”,
-Rruga “Ismail Qemali”.









