Një banues nga Kurbini me inicialet E.K., është shoqëruar me emergjencë për në spitalin e Traumës Tiranë, pasi është rrahur dhe goditur me mjet prerës nga dy vëllezër, që janë dhe fqinjët e tij.
Siç raporton policia është bërë e mundur kapja e dy vëllezërve Jozef Jolici 33-vjeç, dhe Ervis Jolici 31-vjeç, të dy banues në Kurbin, për veprën penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.
Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë nën asistencën mjekësore.