Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj në fazën finale të “Euro 2024”, ku ka përfunduar në një “grup ferri”.
Kuqezinjtë, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë, ranë në Grupin B, ku do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Ndeshja e parë e Kombëtares do të jetë kundër Italisë në 15 qershor (Dortmund), me Kroacinë në 19 qershor (Hamburg) dhe me Spanjën do të luhet në 24 qershor (Dyseldorf).
Përballjet e skuadrave në grupe:
Grupi A: Gjermani, Hungari, Skoci, Zvicra
Grupi B: Spanjë, Shqipëri, Kroaci, Itali
Grupi C: Angli, Danimarkë, Sllovenia, Serbi
Grupi D: Francë, Austri, Holanda, fituesi i play off në grupin A
Grupi E: Belgjikë, Rumani, Sllovaki, fituesi i play off në grupin B
Grupi F: Portugali, Turqi, Çeki, fituesi i play off në grupin C
Shqipëria në grupin e “ferrit” përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë