Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi Kuvendin e grupimit të tij ku votoi për votëbesimin e vetes. Foli për një platformë në kushte, sikur tha ai, emergjence, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fjalimi i parë publik i Argita Malltezit, vajzës së tij. A është ky hapi i parë i futjes në politikë? Ish-kryeministri e la evazive.
“Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita është aktiviste e PD-së që në ditët e themelimit të saj dhe nuk është ndarë kurrë nga PD. Është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim ku shprehu mendimet e veta” tha ai.
Po i futet politikës? Argita Malltezi: Ku gabuam?! Duhet të ngrihemi!