-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e porositi dhe sa pagoi, çfarë dihet deri tani për vrasjen e Liridonës

Kryesoret

Vrasja e Liridona Murselit më 29 nëntor në Prishtinë tronditi opinionin kosovar dhe shqiptar.

E ndjera ishte gruaja e Naim Murselit personin i cili dyshohet sa ka porositur vrasjen e sajë.

Këto detaje tronditëse janë zbuluar ditën e djeshme, kur Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar dy persona të përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit.

Njëri ishte pikërisht burri i viktimës, Naim Murseli, ndërsa tjetri i identifikuar ishte Granit Plava, i dyshuar si pësoni që kreu vrasjen “me porosi”.

Granit Plava, i cili është edhe bashkëfshatarë me Naim Murselin, dyshohet se për kryerjen e vrasjes u pagua 30.000 euro nga Murseli, ku 15 mijë euro i kishte marrë para kryerjes së vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’i merrte pas vrasjes së Liridonës.

Policia dhe Prokuroria e Kosovës dolën me një deklaratë të përbashkët ku thanë se ata janë arrestuar në Gjakovë dhe se është sekuestruar gjithashtu arma me të cilën është kryer vrasja.

Më vonë nga policia është arrestuar dhe një person i tretë, Kushtrim kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kokalla është vëllai i zyrtarit policor, Kanon Kokalla, i cili shërben në Policinë Rajonale në Gjakovë.

Lajmin se ai është gjithashtu i dyshuar e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Ndër të tjera është mësuar se familja e viktimës, familja Ademaj i ka dhënë dy ditë besë familjes Murseli.

Ndërkohë, babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, dha dje një version, ku sipas tij, Liridona kishte në çantë 3 mijë euro dhe se kishte rezistuar.

“Kanë pasur diku te 3 mijë euro. Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina. Flitet dhe një variant tjetër ku ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë. Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi.”, ka deklaruar ai dje për mediat.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit