-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po i futet politikës? Argita Malltezi: Ku gabuam?! Duhet të ngrihemi!

Kryesoret

Argita Malltezi vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha mori pjesë në Kuvendi Kombëtar, nga ku dha dhe mesazhin e saj.

Gjatë fjalës së saj ajo tha se vendi rrezikon të bjerë në diktaturë pasi populli po “flinte” gjatë demokracisë, gjithashtu shtroi dhe pyetjen se ku ndodhi gabimi, dhe se duhet të ringrihen.

“Jam mirënjohëse që jam këtu sot, jo vetëm si demokrate, por edhe nënë e 4 fëmijëve dhe si përfaqësuese e shtrezës së mesme. Diku ne gabuam. Secili prej nesh rendi drejt ekonomisë, por ne rrezikojmë që të biem në diktatorë të ngjashme me diktaturën e dikurshme. Kjo nuk quhet zgjedhje, por nënshtrim.

Në vitet 90 kam marrë pjesë në ngjarjet aktive të dhjetorit. Për shkak të moshës, dhe pa pretendim ekonomik. Ajo që më bënte që të qëndroja ishte e drejta e fjalës e shkollës, e besimit. Në cilën pikë të rrugëtimit tonë gabuam që jemi në këtë gjendje? Ne injoruam faktin që krimi do të hapej në rrugët tona.”, tha ajo.

 

Berisha: Çohuni me mosbindje në rrugë, se Rama nuk ikën me votë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit