Ditën e djeshme u ekzekutua 40 vjeçari Entjan Nikulaj, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi ndërsa policia ka sekuestruar 25 gëzhoja në vendngjarje.
Është siguruar fotoja e kallashnikovit brenda makinës së djegur në Rinas, me të cilin dyshohet se është ekzekutuar Etjan Nikulaj mbrëmjen e 2 dhjetorit.
Atentati në Lezhë/ Iu vra kushëriri dhe më pas Entjani, vijon hakmarrja mes fiseve
Pas atentatit të djeshëm me arme zjarri në Lezhë ku u vra Entjan Nikulaj, autorët u larguan me një makinë gri e tipit “BMW”. Automjeti rezulton të jetë i vjedhur më 29 nëntor.