Ka nisur shitja e biletave për Europianin Gjermani 2024, këtë e ka njoftuar vet UEFA në faqen e saj zyrtare.
Të gjithë ata që dëshirojnë të pajisen me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, përmes këtij linku: https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/).
Biletat për ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe jo vetëm do të shiten vetëm në faqen zyrtare të UEFA-s në linkun e mësipërm. FSHF njofton se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares.