“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”. Kështu vendosën ta presin Kolektivi Feminist i Kosovës hyrjen e Naim Mureselit në Gjykatë.
Kjo pankartë është shpalosur para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku për pak pritet të nisë seanca dëgjimore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Marshim për drejtësi për Liridonën është paralajmëruar për sot edhe në Tiranë.