Një muaj paraburgim u është caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.
Telegrafi mëson se pas caktimit të masës së paraburgimit, të njëjtit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.
Ndryshe gjykata sot ka shpalosur detaje rreth kësaj vrasje të rëndë.
Sipas gjykatës, Naim Murseli fillimisht e kishte pajisur me armë Granit Plavën, dhe derisa e gjithë familja ishte në veturë, ai rreth orës 20:20 i del para veturës me maskë në kokë dhe e qëllon nga afërsia me një plumb në qafë viktimën.