Drejtori i Partizanit, Olsi Rama dha mendimin e tij para derbit me Tiranën, ku u shpreh se derbi luhet si një kampionat më vete dhe karikon mjaftueshëm lojtarët
“Dëmtimet? Një Partizan që paraqitet në fushë me kontigjentin e vet që ka në dispozicion. Jemi shumë lojtarë dhe të gjithë ato lojtarë që kërkojnë të luajnë do të japin maksimumin, shpresojmë që sot të japin më të mirën e tyre për të fituar një vend në formacion.
Është ende shumë herët për të qenë deçiziv. Derbi më shumë se për pikë është për krenarinë. Është shumë herët për të folur për klasifikim dhe ne do të luajmë të qetë. Në 4 më të mirat e play off do të jetë shumë e fortë dhe shohim deri në fund. Shpresoj që ato të Tiranës të jenë në trysni.
Mungesa e mbrojtësve të qendrës? Sigurisht që na mungojnë, është një pozicion shumë i vështirë për t’i zëvendësuar. Mehmeti apo Atanaskovski në qendër? Nuk e di, nuk i pyes trajnerët se kush do luaj. Cara kishte dhimbje në pupël, teksa Atanaskovski nuk ishte ende në 100% e tij. Kohët e fundit është shumë e vështirë t’i zëvendësosh në këtë pozicion.
Ka alibi Partizani nëse nuk ia del sot? Derbi ka një karakteristikë të veçantë, karikon lojtarët dhe derbi luhet si një kampionat më vete. Nëse fitojmë jemi shumë të lumtur, nëse marrim barazim mund të jemi prap të lumtur.” u shpreh ai.