Mëngjesin e kësaj të diele disa punëtorë në Klos kanë zbuluar në një mur të cilin po e ndërtonin një predhë të pa shpërthyer.
Predha luftarake është konstatuar pasi është zbuluar nga dheu dhe nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë e pa shpërthyer pasi ka ende djegoren në të.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit teksa disa punëtorë po gërmonin për hapjen e një themeli për ndërtimin e një muri pranë një banese.
Dyshohet se ajo predhë është aty që nga viti 1997.
Është lajmëruar menjëherë policia dhe ka rrethuar zonën që predha mos të prekej nga askush.