Policia ka vënë në pranga qytetarin me iniciale D. V., 31 vjeç banues në fshatin Kutalli për Veprimtari kriminale dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë.
Gjithashtu po procedohet penalisht dhe babai i tij, 56-vjeçari me iniciale B.V.
Nga kontrollet, shërbimet e Policisë Berat gjetën në banesën e 31-vjeçarit, 5 monedha ari, një pajisje metalkërkuese dhe 56 650 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në banesën e 56-vjeçarit gjetën 1 armë gjahu dhe disa fishekë, që posedoheshin pa leje.
Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.