-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stavri Nica e ka me gjyqtarët: Çdo ndeshje me një lojtar mangut

Kryesoret

Trajneri i Kukësit, Stavri Nica nuk u duk aspak i kënaqur pas barazimit 0-0 që Kukësi mori me Teutën.

Trajneri në fakt e ka me gjykimin e arbitrave, ku tha se në çdo sfidë të tijët marrin kartona të kuq.

“Si shkoi ndeshja jam i kënaqur. Duhet të fusim logjikën e punës, luajmë çdo ndeshje me nga një lojtar mangut. Nuk e di, vendime të tilla specialistët mund t’i gjykojnë më mirë. Por këto vendime na fusin shumë në vështirësi. Çunat duhen lavdëruar, pasi edhe me një forcë më pak ia dolën.

Ata duhet të vrapojnë dyfish për të plotësuar edhe boshllëkun dhe për këtë i lavdëroj. Mesa duket në këtë kampionat Kukësi duhet të luaj vetëm me 10 lojtarë. Pra Kukësi është i dhjetë lojtarëve. Pika është pikë dhe vlen pasi jemi grupuar disa ekipe. Siç thotë populli: qesh buza hundën. Kjo është situata, nëse më kuptoni”, tha Nica.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit