Babai i Naim Murselit ka folur sot për të gjitha lajmet që qarkullojnë në lidhje me të birin. Ai ka mohuar se Naimi ka probleme psikike, thjesht ka pasur një defekt në zemër për të cilën është trajtuar dhe asgjë tjetër.
Babai i Naim Murselit e përshkruan atë si një njeri të ndjeshëm të buzëqeshur i cili nuk mund ti bënte keq askujt.
“Ka qenë fëmijë i hareshëm, i buzëqeshur. Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë. 13 vjet s’kanë pasur. Kurrë në jetën tonë nuk kemi parë që kanë problem, as nuk na kanë thënë, kanë qenë çifti më i lumtur që mund të ekzistojë. Pyeta se ku është Naimi, më thanë e kanë thirr prokuroria në pyetje. Naimi erdhi 30 minuta pas kufomës. Është vonuar në prokurori deri i kanë pyetur fëmijët. Kur na kanë thirr ta bëjmë përshëndetjen e fundit me Liridonën, e kam takuar Naimin por vetëm i kam shprehur ngushëllime…. “
/RTV DUKAGJINI