Ministri i Brendshëm Taultan Balla firmosi urdhrin e vetëdeklarimit në lidhje me përdorimin e aplikacioneve “SKY ECC” dhe “Encro Chat”, nga ana e punonjësve të policisë.
Gjithashtu Balla tha se të gjithë punonjësit që do të rezultojnë se kanë përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.
Balla firmos urdhrin: Kush ka përdorur aplikacionin “SKY” përjashtohet përfundimisht!
Më poshtë do të gjeni formularin që duhet të plotësojnë efektivët e policisë për përdorimin e aplikacioneve, të lidhura ngushtë me krimin e organizuar dhe grupet kriminale.