Me kërkesë të familjarëve të saj, rivarrimi i Liridonës po bëhet në Rracaj Të Gjakovës. Trupi i saj u zhvarros nga fshati Cërmjan prej dhe nga vinte bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Në rivarrimin e të ndjerës është parë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Mimoza Kusari-Lila, Hajdar Beqa dhe Saranda Bogujevci.
Pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët kanë kërkuar ta zhvarrosin trupin.