Ka humbur jetën në mënyrë tragjike një emigrant shqiptar në Itali.
Siç raportohet në mediat italiane, 43-vjeçari Tritan Ajdini, ishte një punëtor shqiptar i cili u përfshi në një aksident të shtunën mbrëma.
43-vjeçari ishte duke udhëtuar me një furgon të firmës ku ai punonte dhe është përplasur në mënyrë brutale me një kamion.
Tritan Ajdini është dërgua menjëherë në spital të shtunën mbrëma, dhe siç raportohet në spital i është prerë njëra këmbë.
Ai ka ndërruar jetë gjatë natës së mbrëmshme në spitalin ku ishte shtruar.