-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O Fredi të lutem…”! Nxehen gjakrat te “5Pyetjet”: Nuk shpëtoni, jeni të mbërthyer

Kryesoret

Debat i fortë jo vetëm në parlament, por edhe në studio. Mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, numri dy i socialistëve u përfshi në debat me demokratin Ferdinand Xhaferraj për kërkesën e opozitës për komisionet hetimore.

Shqipëria ka ngritur më shumë komisione hetimore se çdo parlament tjetër. Mendojnë se me komisione do i zgjidhin problemet. Në rast se do të ketë një përgatitje më të mirë të kolegëve të opozitës, komisionet hetimore do të ngrihen edhe pa u bërë ligji i ri.

Nëse do të shkruani dy letra korrekte, komisioni do të ngrihet. Për inceneratorët kishte një çështje u ngrit komisioni. Dolën të gjithë, pati një sqarim të opinionit publik” tha Klosi.

Për Xhaferrajn ligji është i qartë. “Gjykata Kushtetuese thotë se ngritja e komisioneve hetimore është e detyrueshme dhe se objekti edhe mund të negociohet. Ja porti i Durrësit.

Nuk është investim strategjik, por korrupsion strategjik. Pse nuk e pranoni korrupsionin? Jeni në kundërshtim me ligjin. Hoqe 800 metra katror tokë qytetarëve të Durrësit. Kam paraqitur tetë fakte që duhet të hetohen”.

O Fredi të lutem, të flasim pak me njëri tjetrin”- i tha Klosi, por demokrati theksoi se “po bëni shtetin copë. Jeni të mbërthyer, nuk keni shpëtim. Mbaje mend zoti Klosi, komisionet do të ngrihen”.

Tymi i politikës te “5Pyetjet”/ Klosi nuk hap rrugë, Xhaferraj: Detyrim Kushtetues

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit