Përplasje mes deputetëve të opozitës dhe gardës tek dera dhe brenda Kuvendit. Garda nuk ka lejuar disa prej deputetëve për të hyrë për shkak se dyshonin se kanë flakadanë me vete.
Shtyrje dhe përplasje ka pasur me Bardhit dhe Nokës me gardistët që kanë ndarë në mes sallën e parlamentit. “25 gardistë në sallën e parlamentit, a nuk të vjen turp?
Shko ore legen. Jeni si minj, mos rrini si mumje aty” dëgjohet t’i thotë Gazment Bardhi kryetarit të grupit të PS-së, Bledi Çuçi. “Vazhdoni, vazhdoni, do u shtypim si mizat e hales” kërcënon Flamur Noka.









