-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tradhtarë apo heronj? Milo: Rishkrimi i historisë do të prekë Toptanin, Zogun, Hoxhën

Kryesoret

Rishkrimi i historisë ka ngjallur debat ende pa dalë produkti i parë. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” historiani Paskal Milo foli për figurat historike kontraverse që do të preken. Për Esad Pashë Toptanin, Milo tha se është mjaft e qartë që nuk ka figurë kombëtare të historisë shqiptare që e ka më zi se ai veprën.

Unë para një muaji kam bërë një debat për figurën e Esad Pashë Toptanit. Atje janë dhënë argumente shumë bindëse. Ka një tendencë, një frymë, një rrymë, jo aq shumë në aspektin e komunitetit shkencor, por tek njerëz të caktuar që e shikojnë historinë si një fushë ku ata mund të interpretojnë dhe shkruajnë dhe akoma më keq duan të përmbysin historinë e shqiptarëve. Ka edhe përpjekje klanore, lokale.

Për Esad Pashë Toptanin, nuk ka figurë kombëtare të historisë shqiptare që e ka më ë se ai veprën ndaj Shqipërisë në shekullin e XX. Dorëzimi i Shkodrës ka autorë dhe pasues të cilët aktin e dorëzimit të Shkodrës tek malazezët në 1913, e quajnë si një akt normal, se “vuante nga uria”. Por e vërteta është se Toptani bëri negociata me princin e Malit të Zi, që vazhduan për 2-3 muaj.

E dorëzoi Shkodrën kur fuqitë e mëdha kishin marrë vendim për t’ia lënë Shqipërisë. Pse e bëri? Është shumë e qartë, marrëveshja që ai bëri, ai kërkonte që Mali i Ë ta ndihmonte që ai të bëhej sundimtari i Shqipërisë. Kur i thoshin a do të bëhesh mbret, nuk thoshte jo, dhe bëri çmos që të bëhej, sundimtar. Ai pranon që të japë gjithçka deri te bashkimi i Shqipërisë me Serbinë vetëm që të ketë si guvernator i kësaj pjese”.

Po figura e Ahmet Zogut, a do të rishikohet? “Procesi i rishikimit të figurës së Zogut ka filluar dhe janë bërë rivlerësime. Ne do të synojmë ta sjellim figurën e Ahmet Zogut brenda atyre raporteve objektive të trajtimit të tij si figurë historike, jo këndvështrime të njëanshme. Por nuk do të kalojmë tek përmbysja e fakteve historike.

Zogu do i nënshtrohet analizës. Veprimtaria e Zogut nga lufta e parë Botërore deri në 1921-22 ka qenë pozitive. Ai ka qenë njeri që ka kontribuar në ngritjen e themeleve të shtetit, mbrojtjen e territorit. Pastaj periudhën më të errët e ka në 1923-24 që çoi në eliminimin e kundërshtarëve politikë, por u kthye me ndihmën dhe paratë e Jugosllavëve.

Nuk mbeti peng i tyre dhe prandaj u dha Shën Naumi dhe një pjesë të Vermoshit si shpërblim. Pastaj kaloi me Italinë, bëri vlerësimin se është më e fortë. Në vitet 1931-35 u prish me italianët dhe u rilidh me Jugosllavinë. Bëri përpjekje për të vendosur bazat e shtetit shqiptar. Rezistencën ndaj italianëve, periudhë që ka vepruar me shumë përgjegjësi, por në fund e joshën dhe e vendosën nën kontroll” tha Milo.

Po lufta e dytë Botërore në Shqipërisë, si do të shkruhet, çfarë do të ndryshohet? “Unë kam shkruar për luftën e dytë Botërore dy vëllime. Kam shkruar 1200 faqe për luftën e dytë Botërore mbi bazën e dokumenteve shqiptare. Vështirë se mund të ketë trajtim më objektiv dhe shkencor deri tani, sepse janë parë dokumentet e reja, që janë pafund.

Problemi themelor është a do të qëndrojnë raportet që kanë pasur ekzistuar, që kemi dy palë qe luftojnë, një palë partizanët, komunistët që luftonin kundër pushtimit italian dhe gjerman dhe një palë të dytë, Balli Kombëtar, Legaliteti, që e lanë përgjysmë. U përplasën dy koncepte dhe qëndrime që nuk kanë qenë kaq shumë bardhë a zi. Edhe një ndonjë rezistencë e Ballit u nxi” tha Milo.

Ish-ministri i Jashtëm u shpreh i bindur që “nëse Shqipëria do të ishte rreshtuar gabimisht me boshtin fashist deri në fund dhe nëse nuk do të ishte bashkuar me aleatët anti-fashistë në Konferencën e Paqes së Parisit do të ishte copëtuar, si Rumania, Bullgaria dhe Finlanda që ishin në anën e bllokut fashist”.

Historiani theksoi se rishkrimi i historisë do të prekë edhe çamët. “Do të përfshihet, sikur ka ndodhur. Ka dy lëvizje të mëdha në luftën e dytë Botërore, janë qershori i vitit 1944 kur ndodh ajo, largimi me dhunë i shqiptarëve çamë nga trojet e tyre drejt Shqipërisë dhe pastaj marsi 1945. Po patjetër. Edhe në vëllimin tim të dytë kjo çështje trajtohet gjerësisht”.

Enver Hoxha është një nga figurat më të debatuara. “Ka disa figura që në vetvete kanë shumë sensibilitete që duhen trajtuar me sensibilitetin më të madh. Ka një palë që e shikon Hoxhën si kriminel, por ke të tjerë që e shikojnë sot si hero. Mes heroit dhe kriminelit është një distancë kaq e gjatë sa është e pamundur ta mbushësh”.

Më tej, në fund Milo tha se “do të trajtohet patjetër edhe lufta e klasave. Do të flitet edhe për kampet, burgjet e shqiptarëve. projekti do të fillojë së botuari vitin e ardhshëm, vëllai i parë që trajton problemet e historisë së antikitetit.

Vëllimet e tjera me radhë, e Mesjetës, do të pasojë me një kronologji, pastaj vëllimi i tretë i sundimit Osmanit dhe i katërti që kam unë me grupin e punës që është në fund. Nuk duhet të nxitojmë shumë. Duam një produkt të pjekur” përfundoi ai.

Rishkrimi i historisë/ Milo: Nuk ka përmbysje, por ndriçim me dokumente të reja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit