Rei Manaj është kthyer në protagonist gjatë mbrëmjes së sotme.
Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën me ekipin e Sivasspor në Turqi, në transfertën e vështirë ndaj Fenerbahçes.
Ky ishte goli i tij i katërt në sezonin 2023-2024.
Manaj ka luajtur për skuadra të ndryshme si Barcelona, Spezia apo Watford, ky i fundit ekipi në të cilin luante para se të kalonte tek Sivasspor në Turqi, ekip ku po bën mjaft mirë.