Sipas Daily Mail më shumë se 29.000 emigranë kanë kaluar Kanalin drejt Britanisë me gomone deri më tani.
Sipas tabloidit britanik një total prej 29,090 njerëz kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm në 585 gomone – mesatarisht 50 njerëz të grumbulluar në secilën anije të vogël.
Në shifrat e paraqitura tregohet se shtetasit turq përbëjnë më shumë se 1 në 10 emigrantë që shkojnë mbërrinë në Britani.
Shqiptarët nga ana tjetër përfaqësojnë tre përqind të totalit, krahasuar me gati një të tretën vitin e kaluar.
Afganët përbëjnë grupin më të madh të të ardhurve nga 1 janari deri më 29 nëntor 2023 – 20% e totalit – e njëjta përqindje si për të gjithë vitin 2022. Grupi tjetër më i madh janë iranianët me 12%, pak më pak nga 13% e vitit të fundit.
“Shqiptarët përfaqësojnë 3% të shifrës së këtij viti, krahasuar me 28% vitin e kaluar, sipas të dhënave provizore. Por përqindja e atyre që janë turq është rritur nga 2% në 2022 në 11% deri më tani këtë vit”, shkruan ndër të tjera daily mail.