Shqipëria u shortua në grupin e “ferrit” në fazën e grupeve të Euro2024, me Spanjën, Kroacin dhe Italinë. Një short i cili përveç se është i vështirë ka dhe një interes jashtëzakonisht të lartë mediatik.
Kreu i Federatës Shqiptar të Futbollit, ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku është shprehur se Italia është pikërisht ekipi që nuk donte në grup.
“Në të vërtetë nuk donim të luanim, pasi kemi raporte shumë të mira, jo vetëm politike, por edhe në futboll. E dimë se do të luajmë kundër kampionëve të Europës, e dimë forcën e Italisë, të futbollistëve, të skuadrës italiane. Por edhe neve nuk ka dhuruar askush asgjë. Kemi fituar grupin, duke bërë më të mirën e mundshme për të mbërritur në ndeshje të tilla”.
Gjatë intervistë duka u pyet dhe në lidhje me tifozët si dhe politikanët që do dëshironin të ishin në stadium.
“Problemi ynë tani është që të gjithë shqiptarët duan të jenë në stadium. Nga momenti që kanë parë shortin, të gjithë duan të jenë në Dortmund për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri. Shpresojmë që me tifozerinë të krijojmë një atmosferë pozitive, si ajo e miqësores në Xhenova. Kryeministri shqiptar e sigurt që do të vijë. Nuk mendoj se do të mungojë ndonjë politikan në ndeshjen kundër Italisë, të gjithë do të vijnë. Kryeministri Rama është tifoz futbolli, tifoz i Kombëtares dhe sigurisht do të jetë në stadium në këtë ndeshje. Meloni nuk e di, shpresoj të vijë.
Të mundesh Italinë është diçka shumë e vështirë, shumë e vështirë, por ne do ta provojmë ta bëjmë. Do e luajmë si një ndeshje normale. Po luajtëm pa presion, do jetë më e lehtë për ne. Italia është një skuadër me eksperiencë, me lojtarë të mirë, janë kampionët në fuqi të Europës, por vuajtën pak në kualifikuese”.
Në fund, nuk mungoi as një parashikim për fituesin e këtij Evropiani, për favoritët:
“Europianin e fiton Shqipëria (qesh). Nëse ndodh, e gjithë Shqipëria do të vijë në Gjermani për të parë finalen. Tani të flasim seriozisht, skuadrat më të forta janë ato të vazos së parë, Anglia, Franca, Portugalia. Gjithsesi në turne të tillë ka specifika të ndryshme dhe kurrë nuk dihet çfarë mund të ndodhë. Mund ta fitojë edhe Italia, siç bëri në vitin 2021. Për mua favoritët janë Franca, Anglia e Italia”.