Lupço Palevskin është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi.
Palevskin u shpall në kërkim ndërkombëtar një natë më par.
Ndërkohë, siç raporton Klan Macedonia, nëpër rrjetet sociale, është bërë virale një fotografi, selfie e Palevskit, që thuhet se është bërë në Veles.
Në foto shihen dy kalimtarë të rastit që kalojnë rrugën, por sipas publikimeve në rrjetet sociale nuk bëhet fjalë për dy kalimtarë të rastësishëm.. por për dhëndrin dhe nipin e viktimës 74-vjeçar.
Dhe siç raportohet kjo fotografi mund të jetë bërë pas vrasjes së 74-vjeçarit.
“Le të shohë i gjithë opinioni se çfarë psikopati është vrasësi i gjyshit tim. Derisa shëtis rrugës me babain tim, ai bën “selfie” dhe e publikon në Facebook-un e tij”, shkruan nipi i viktimës nga Velesi.
Prokuroria Publike e Shkupit e akuzon Palevskin për veprat penale rrëmbim dhe vrasje dhe ndaj tij është caktuar paraburgimi 30 ditor.