-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Intervista e Ilary Blasi: “Besoj se Totti më tradhëtoi me femra të tjera”

Kryesoret

Ilary Blas njihet për famën e saj si moderatore apo modele në Itali, por nuk duhet harruar se emri i saj është lakuar më së shumti në media për martesën që ka pasur me legjendën e Romës, Francesco Tottin.

Pas dokumentarit “Unica” të publikuar në Netflix, Ilary Blas u intervistua nga shoqja e saj Silvia Toffanin.

Padyshim që tema kryesore e diskutimit të tyre i kushtohet Francesco Tottit, ku moderatorja ka zbuluar detaje të tjera nga ndarja me ish-futbollistin.

“Kam kaluar një vit e gjysmë, duke vëzhguar dhe kuptuar atë që kishte ndodhur. Kam lexuar dhe dëgjuar të gjitha këndvështrimet dhe opinionet e ndryshme. Por ishte historia ime dhe gjithmonë vendosa fytyrën time në gjithçka që bëja. Kështu që këtë herë, edhe mua më është dukur mirë. Françesko ka qenë gjithmonë xheloz për mua, xhelozia e tij nuk ishte asgjë e re. Por nuk më pëlqen ta krahasoj këtë me tragjeditë e sotme. Ai është babai i fëmijëve të mi. Ndoshta ishte i hutuar, i frikësuar, ndoshta ishte një rrugë më e lehtë arratisjeje, por asgjë si ajo që ndiejmë këto ditë”,- thotë Ilary Blas.

Ajo tregon se u përpoq në çdo mënyrë për të shpëtuar martesën e tyre, duke bërë gjithçka mundi si nënë dhe grua. Megjithatë, përkundër kësaj, ajo nuk mundi t’i zgjidhte problemet e tyre private, ndër të tjera duke u kërkuar falje shtypit dhe gazetarëve që ngriti tonin kundër tyre, edhe nëse zbuloi se sillej në këtë mënyrë vetëm sepse i besonte burrit të saj.

Për tradhtitë e supozuara të Tottit në të kaluarën prezantuesja deklaron: “Në fakt, nuk kam marrë kurrë ndonjë provë konkrete . Gjithmonë thashetheme, konkluzione, muhabetë. Nuk kam parë asnjëherë foto apo mesazhe. Askush ose asnjëra nuk ka ardhur ndonjëherë tek unë për të ma thënë këtë. Ndoshta po , por nuk kam prova. Në zemrën time, tani them po”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit