Ditën e sotme është ndarë nga jeta një nga aktorët më të mirënjohur të Shqipërisë, Mirush Kabashi.
Reagimet kanë qënë të shumta nga artistë, koleg si dhe dashamirës të artit të tij.
Një reagim me revoltë ka ardhur nga Ina Kollçaku.
“Traditat tona pas vdekjes, vaji dhe zija më tmerrojnë aq sa më impresionojnë. Ndoshta katarsisi që kalojmë në atë proces është i nevojshëm aq sa edhe tronditës!
Gjithmonë më ka inatosur vetëm diçka. Sa të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli. Asosacioni i sotëm për gjithë ata që mendojnë se kanë të drejtë të postojnë Mirush Kabashin dhe pse nuk e panë kurrë në teatër!
Sa të drejtë morale kanë?”, shkruan ajo në rrjetet sociale.