Një 27-vjeçar banues në Shijak, Durrës, është prangosur pasi dyshohet se përndiqte një vajzë prej disa muajsh.
Siç njofton policia, tek ata kishte mbërritur denoncimi se 27-vjeçari A.C., prej disa muajsh përndiqte një vajzë në qytetin ku ai jetonte.
Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën dhe municione luftarake, faktorë të cilat kanë çuar në prangosjen e 27 vjeçarit.