Sipas anketës globale të arsimimit Education First, Shqipëria renditet në vendin e 39-të në botë për të folurit anglisht.
Çdo vit kompania globale e realizon këtë anketë dhe për vitin 2023 Shqipëria ka një ngritje me 10 vende më lartë se në 2022. Shqipëria gëzon rezultat të moderuar për sa i përket të folurit të gjuhës angleze.
Vendin e parë dhe këtë vit e zuri Holanda.
Nga vendet e rajonit përfshihet vetëm Serbia, e cila renditet në vendin e 24 me 569 pikë, në kategorinë “aftësi shumë të larta”.
Italia dhe Spanja gjithashtu kanë pësuar një rënie në klasifikim duke u renditur së bashku në vendin e 33-të.
Italia, Spanja dhe Franca kanë aftësi të një niveli të lartë të anglishtes në kryeqytetet e tyre.