-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodra “marshon e heshtur” për Liridonën: Po edukoj djalin tim që vajza jote të ndihet e sigurt

Kryesoret

Pasditen e sotme rreth orës 14:00 dhjetra gra dhe vajza në Shkodër u mblodhën në formë sensibilizi,i për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ato kishin zgjedhur heshtjen si formë marshimi, ndërsa ndezën qirinj në kujtim të 30-vjeçares.

“Jemi mbledhur për Liridonën, jemi mbledhur për gratë, për familjen, jemi mbledhur për vajzat, për të ngritur zërin, për t’u solidarizuar me dhimbjen e madhe që jo vetëm familja e Liridonës, por e gjithë shoqëria shqiptare pothuajse është e përfshirë. Ngjarje shumë e rëndë, e paprecedentë. Të vrasësh nënën e dy fëmijëve, unë nuk e di. Sot do kisha pritur gratë e gjithë Shqipërisë, jo vetëm gratë e gjithë Shkodrës. Qeveria, shteti, ligji janë ato që ndryshojnë,” – u shpreh një qytetare.

“Jemi mbledhur për të drejtën e jetës, e drejtë që ta fal Zoti dhe vetëm Ai ka të drejtë ta marrë. Jemi mbledhur për të sensibilizuar gratë për rrezikun që ju kanoset nëse nuk ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Jemi mbledhur t’i kërkojmë të gjitha nënave, motrave, vajzave që t’i edukojnë djemtë. Unë po edukoj djalin tim në mënyrë që vajza jote të ndihet e sigurt nesër kur të rrijë me të. Kjo është detyrë e secilës grua dhe secila ta kryejë detyrën e saj në mënyrë që nesër të mos ketë më Liridona,” – tha një tjetër.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit