Interpoli ka lëshuar një fletarrest për ish-kryetarin e Listës Serbe, Milan Radoçiç.
Ai ishte i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.
Mbi Radoçiç rëndon dyshimi se ishte organizator i sulmit të Banjskës më 24 shtator, ku u vra edhe polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Muaj më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa dhe vila ekskluzive e terroristit Milan Radoiçiç për çka pati shkruar se kanë dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi grupit terrorist në Banjskë ishte Milan Radoiçiç.
Policia e Kosovës ka raportuar se është konfiskuar një anije me shpejtësi e cila është në pronësi të Radoçiç.