-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është “krahu i djathtë” i Dritan Rexhepit që u arrestua në Maqedoni?

Kryesoret

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me shtetasin Remzi Azemi, i arrestuar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, pasi akuzohet për vrasjen e shqiptarit Ilir Hifri në Ekuador, në maj të vitit 2017.

Sipas burimeve, bëhet me dije se Azemi njihej si krahu i djathtë i “bosit” të drogës, Dritan Rexhepi, i arrestuar pak javë më parë në Turqi.

Remzi Azemi, së bashku me Fadil Kaçanikun janë dy shqiptarë nga Kosovë që kanë qenë banorë të Guayaquilit.

Në vitin 2014, Azemi ishte arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Ballkan, së bashku me 11 persona të tjerë, përfshirë shqiptarë e ekuadorianë.

Banda e Azemit akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil, të cilat i kishin bërë gati për t’i sjellë në Europë.

Ata dyshohej se kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve, gjë që ua mundësonte atyre t’i merrnin listat e kontenierëve dhe t’i përzgjidhnin ato që ishin të destinuara për në Europë. Megjithatë, Azemi kishte dalë nga burgu pas një muaji.

Nga fundi i vitit 2017, Azemit iu bë një atentat në qendër të Guayaquilit. Ai ishte në një automjet të blinduar dhe atentatorët, siç kishin raportuar mediat atje, e kishin shfrytëzuar momentin kur gruaja e tij uli xhamin për të pirë një cigare, për të shtënë disa herë. Nga të shtënat Azemi mbeti i plagosur.

Atentati lidhej me konfliktet për kokainën. Kjo ngjarje pasonte ekzekutimin e shqiptarit Ilir Hidri, i cili ishte gjithashtu pjesë e bandave kriminale atje. Ky i fundit kishte shtetësi ekuadoriane dhe jetonte atje prej 8 vitesh.

Plagosja e Azemit kishte hedhur më shumë dritë mbi një grup të strukturuar kriminal në të cilin bënin pjesë shqiptarë, ekuadorianë e grekë./ Euronews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit