Nxënësit e shkollave Mamurras dhe Fushë Mamurras kanë braktisur mësimin për shkake të ajrit të ndotur.
Siç mësohet, gjatë mesditës së sotme e gjithë shkolla e Mamurrasit është “pushtuar” nga aroma e rëndë, prej të cilës janë shfaqur probleme me frymëmarrjen tek disa nxënës.
Dyshohet se ajri i ndotur vjen si pasojë e rrjedhjes së gazit.