Policia e Kosovës ka kryer sot një bastisje në qytetin e Pejës ku janë basistur disa vende.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se synimi i bastisjes ishin objektet e banimit të Princ Dobroshit, i njohur me nofkën ‘Peshkaqeni’, i cili për vite me radhë njihej si bosi i mafias shqiptare të drogës në Norvegji e Çeki.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës.
Sipas mediave kosovare Princ Dobroshi u arrestua në Shqipëri.
Mbi të qëndrojnë disa vepra penale dhe kërkohej në nivel ndërkombëtar.