Qeni i pallatit kryeministror grek “Megaros Maximos” i cili është i pranishëm përherë në evenimentet e mëdha mirëpriti dhe sot Presidentin turk Tajip Rexhep Erdogan.
Pinati, qeni kryeministror ndodhej mes 2 drejtuesve kur ata u takuan në hyrje të pallatit.
Surpriza nuk ishte vetëm te fakti që qeni ishte i pranishëm në takim por edhe te fakti se Erdogan i dhuroi homologut të tij grek një libër për historinë e Gazës.
Kjo pasi Gaza që prej 7 tetorit ndodhet në kaos për shkak të luftës së Izraelit pas sulmit të Hamasit.
Për sa i përket tryezës mediat greke raportojnë se menuja do të përfshijë sallatë, dollma (japrakë), peshk, kallamar, fruta dhe hallvë.